Media italiane ka raportuar mbrëmjen e së dielës se Prokuroria e Katanias ka mbyllur dosjen e hetimit të “Habilajve”, akuzuar për trafik ndërkombëtar droge. Sipas “Meridio News”, në mesin e personave të hetuar nuk rezulton emri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Pjesë e dosjes janë 15 persona, më i njohuri ndër ta Moisi Habilaj, jo vetëm sepse akuzohet si kokë e grupit kriminal, por edhe për shkak të lidhjeve familjare me ish-ministrin Tahiri.

“Meridio News” raporton se pjesë e të akuzuarve janë edhe dy shqiptarë të tjerë, Maridian Sulaj dhe Fatmir Minaj, sidhe italianët Antonino Riela, Vincenzo Spampinato dhe Angelo Busacca.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKUVENDI MBLIDHET SOT PËR TË VOTUAR PROKURORIN E RI TË PËRKOHSHËM
Artikulli tjetërVIKTIMAT E 21 JANARIT, DËMSHPËRBLIM 2.1 MILIONË EURO PËR 4 FAMILJET