Prokuroria e Kurbinit i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë me dy kërkesa për Jeton Lamin, ish-efektivin e operacionales të arrestuar për shpërdorim detyre, pasi shoqëronte të shumëkërkuarin Ervis Martinaj. Njëra prej kërkesave është ajo e lejimit për ta marrë në pyetje të ndaluarin, në lidhje me hetimet që organi i akuzes po ben pas kallëzimit të familjarëve të Ervis Martinajt se kanë humbur kontaktet me të. Ndërkohë që Lami ishte personi i fundit referuar të dhënave që kanë autoritetet hetimore, që është parë në shoqërinë e Martinajt.

Kërkesa e dytë në rekursin e Prokurorisë së Kurbinit është ajo e lënies në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë dhe të Apelit, në caktimin e masës shtrënguese arrest me burg për Lamin. Ky i fundit u arrestua më 24 gusht të vitit 2022 me kërkesë të Prokurorisë së Laçit, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, ndërsa prokuroria ka shtyre edhe me 3 muaj hetimet për ish-oficerin e policisë Jeton Lami.

 

Artikulli paraprak107-VJETORI I TRAGJEDISË MALAZEZE NË SHËNGJIN
Artikulli tjetërPUTINI SHPALLI ARMËPUSHIM, POR… BOMBARDIMET NË UKRAINË VIJOJNË