Prokuroria e Elbasanit thuhet se ka nisur një hetim për pastrim parash ndaj disa biznesmenëve të këtij qyteti.

Sipas burimeve mediatike thuhet se pjesë e hetimit janë edhe njerëz të afërm të kryebashkiakut Qazim Sejdini. Organi i akuzës i ka dërguar një shkresë zyrtare Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, ku kërkon informacion për 67 persona, nëse janë të regjistruar si subjekte, a i kanë paguar detyrimet dhe çfarë fitimi kanë patur ndër vite,pasi ka dyshime për evazion fiskal apo pastrim parash. Në kërkesën zyrtare flitet për disa biznesmenë ku kurohet të dihet nëse ata janë të regjistruar si subjekt tatimpagues dhe nëse po, Drejtoria e Tatim-taksave tu japë informacion më të detajuar në lidhje me objektin e veprimtarisë, vendin e ushtrimit, statusin, faktin nëse është debitor në pagesat e detyrimeve fiskale, masat administrative te marra, sa aktivitete janë të regjistruar në emër të tyre, fitimet që kanë realizuar ndër vite. Në mëson e personave nënë hetim ndodhet vajza dhe dhëndri i kryebashkiakut Sejdini dhe babai i tij si dhe Suel Çela dhe i ati i tij Petrit Çela, të bërë të njohur pas incidentit me policinë në hyrje të tregut të qytetit. Nën hetim janë rreth 67 persona, ku Prokuroria ka përfshirë edhe anëtarët e familjes së biznesmenëve. Kjo gjë është bërë për faktin se ka dyshime nga ana e Prokurorisë se pronat janë transferuar mes anëtarëve të të njëjtës familje me qëllim fshehjen e te ardhurave.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVDES LEHONA 20 DITË PASI SOLLI NË JETË FËMIJËN
Artikulli tjetërPOLICIA: 45 VJEÇARJA NË LEZHË U VETËDOGJ ME BENZINË