Prokuroria në Greqi i ka hequr kujdestarinë e foshnjes 11-muajshe pilotit grek Babis Anagnostopoulos.
Për 30 ditë Lydia e vogël do të jetojë me familjen e viktimës, Caroline Crouch në ishullin Alonissos.

Nga ana tjetër nuk duhet të humbasë kontaktet me gjyshërit në Athinë, prindërit e Babis Anagnostopoulos.
Gjithsesi vendimin final do e marrë Gjykata muajin tjetër, por deri tani duket se familja Crouch e ka fituar betejën ndërsa ajo Anagnostopoulos kërkon kujdestari të përbashkët.

Babis Anagnostopoulos vrau majin e kaluar bashkëshorten e tij Caroline Crouch në vilën e tyre në Glyka Nera të Athinës. Ai e fshehu krimin për 37 ditë ndërsa më pas e pranoi pasi u gjetën provat nga Policia. Krimi ndodhi në prani të foshnjes së tyre Lydia, e cila tani nuk është e vetëdijshme, por më vonë do të mësojë për krimin që e la pa nënë dhe me një baba në burg.