Prokuroria Italiane ka kërkuar 9 vjet burg për shqiptarin Aldo Kobuzi dhe gruan e tij Fatima të akuzuar për lidhje me shtetin islamik.

29-vjeçarja Maria Giulia Sergio e njohur ndryshe si “Fatima” dy vjet më parë u nis për në Siri për të luftuar krah militantëve të ISIS së bashku me bashkëshortin e saj shqiptar Aldo Kobuzi. Po ashtu Prokuroria ka kërkuar të njëjtin dënim edhe për Haik Bushra, të quajtur “mësuesja e indokrinimit”. Ajo ka rekrutuar Maria Giulia-n në radhët e islamizmit radikal. Mediat italiane shkruajnë se Prokuroria ka kërkuar edhe 8 vite burg për nënën e Kobuzit, Donikën dhe po aq për motrën e tij Seriolën. Gjithashtu, 3 vite e 4 muaj burgim është kërkuar për babanë e Fatimas, Sergio Sergio. Italiania Maria Giulia Sergio është italiania e parë që bëhet pjesë e celulave xhihadiste. Në kuadër të këtij operacioni deri tani policia ka arrestuar 10 persona