Prokuroria kërkon 3 vjet burg për ish-kryeinspektoren e Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi.

Ish-kryeinspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë bashkë me 4 ish-zyrtarë të tjerë Emiljano Lamce , Ilir Dedja , Mehdi Molla , Petrit Ramohitaj, akuzohen për “shpërdorim detyre” në lidhje me skandalin e Thesarit, pas vjedhjes së 713 milionë lekëve në 2014. Sipas hetimeve që ka kryer Prokuroria dhe dosjes së dorëzuar në Gjykatë paratë e vjedhura në Bankën e Shqipërisë janë shpenzuar në lojërat e fatit nga i pandehuri Ardian Bitraj, ndërsa zyrtarët e tjerë janë në pranga për shkak se kanë shpërdoruar detyrën.

Artikulli paraprakQËNDRA RINORE ARKA, MBUSH 2 VJEÇ
Artikulli tjetërNISHANI DEKORON ISH-STUDENTË E ISH-PEDAGOGË TË GREVËS SË URISË SË ‘91