Prokuroria kërkon shenjat e gishtave për 6 deputetë dhe 3 kryebashkiakë

Në bazë të ligjit të dekriminalizimit, organi i akuzës avancon hetimet, duke kërkuar të zbulojë nëse personat e dyshuar janë pikërisht të ulur në karriget e parlamentit. Gjithashtu është mësuar se e njëjta kërkesë është dorëzuar edhe në KQZ, për 3 kryetar të bashkive që janë subjekte të ligjit të dekriminalizimit. Emrat e deputetëve që janë në hetim janë publikuar edhe më parë nga media dhe bëhet fjalë për: Artan Gaçen (PS), Armando Prengën (PS), Gledion Rehovicën (LSI), Aqif Rakipin (PDIU), Omer Mamon (PDIU) dhe Mhill Fufin (PD). Ndërsa kryebashkiakët në hetim janë: Eduard Kapri i Pogradecit (PD), Adriatik Zotkaj i Poliçanit (PS) dhe Termet Peçi i Tepelenës (PS).