Rreth 1.3 ton kokainë janë sekuestruar pasditen e sotme në një magazinë të madhe frutash në fshatin Krushopek të Komunës së Sarajit në Maqedoninë e Veriut.

DEA dhe autoritetet italiane, prej ditësh ndiqnin hetimet dhe rrugën e kamionit me banane, ndërsa ai ka kaluar edhe në Shqipëri me leje dhe nën monitorimin e SPAK, për të kuptuar nëse lënda narkotike kishte lidhje me grupet kriminale shqiptare. Kokaina fillimisht është nisur nga Amerika Latine me kamion bananesh dhe ka zhvilluar itinerarin Itali-Bar të Malit të Zi-Shqipëri-Maqedoni e Veriut dhe kishte destinacion final Koper, në Slloveni.

Në dijeni të SPAK, kamioni hyri nga pika doganore e Hanit të Hotit në Shkodër dhe më pas doli nga pika kufitare në Pogradec. Kjo u bë për të parë nëse droga kishte lidhje me grupet kriminale shqiptare, por rezultoi se vendi ynë u përdor thjeshtë transit.

Gjatë rrugës në Shqipëri, shoferi i kamionit ka bërë vetëm dy ndalesa një për t’u furnizuar me karburant dhe një tjetër për të konsumuar një kafe. Sipas gazetarit Rusta, autoritetet italiane kanë sekuestruar pjesën më të madhe të kokainë dhe e kanë zëvendësuar atë, por nuk dihet ende se me çfarë.

Pas kalimit të kufirit shqiptar dhe hyrjes së kamionit në Maqedoninë e Veriut, DEA dhe autoritetet italiane kanë ndaluar drogën në një magazinë bananesh ka përfunduar në Krushopek, në afërsi të Shkupit, rreth 10 km larg nga Tetova.

DEA dhe autoritetet italiane, prej ditësh ndiqnin hetimet dhe rrugën e kamionit, ndërsa kalimi i tij në Shqipëri u bë me leje dhe nën monitorimin e SPAK. Gjithashtu në Maqedoninë e Veriut janë ndaluar 5 persona.

DEA amerikane, autoritetet italiane dhe SPAK kanë bashkëpunuar për të lejuar kalimin e kamionit me 1.3 ton kokainë për të vëzhguar nëse lënda narkotike kishte lidhje me grupe kriminale shqiptare. Kalimi i kamionit me drogë është bërë nën monitorimin në mënyrë që të mos devijonte dhe të kryente itinerarin Shkodër-Pogradec-Maqedoni. Sipas hetimeve rezultoi që droga nuk kishte lidhje me grupet kriminale shqiptare, por vendi ynë është përdorur thjeshtë transit për të arritur në destinacionin përfundimtar në Slloveni.

DEA dhe autoritetet italiane, prej ditësh ndiqnin hetimet dhe rrugën e kamionit, ndërsa kalimi i tij në Shqipëri u bë me leje dhe nën monitorimin e SPAK.

Kamioni ka hyrë dje në Shkodër dhe ka dalë sot në mëngjes nga Pogradeci. Pas kalimit të kufirit shqiptar, hetuesit e infiltruar të DEA dhe italianëve, kanë bërë të mundur ndalimin e drogës në Maqedoni në një magazinë me banane, ku janë ndaluar edhe 5 persona.

Rreth 1.3 ton kokainë u sekuestrua pasditen e sotme në një magazinë me banane në fshatin Krushopek të Komunës së Sarajit në Maqedoninë e Veriut. Kokaina ishte nisur nga Amerika Latine deri në Bar të Malit të Zi, dhe kishte destinacion final Slloveninë.

Pas kapjes së 1.3 ton kokainë në Maqedoni, Prokuroria shqiptare konfirmoi se ka qenë në dijeni të kalimit të kamionit në territorin shqiptar.

 

“Ngarkesa kaloi tranzit në Shqiperi, nuk ka lidhje me vendin tonë. Kalimi i kontrolluar i ngarkesës me kokainë ishte pjesë e hetimit për të zbardhur rrjetin e trafikut” informojne keta burime duke shtuar se prokuroria shqiptare ka bashkëpunuar me autoritetet e huaja për hetimin e kokainës

Sipas grupit te hetimit, kamioni me kokainë ka hyrë në Shkodër nga Mali i Zi dhe ka dalë në Pogradec drejt Maqedonisë së Veriut. Sipas prokurorisë, destinacioni i drogës ka qenë në Maqedoni dhe se  nuk ka shqiptarë të implikuar.

 

Artikulli paraprakGJYQET E HUMBURA NË STRASBURG, QEVERIA, 18 MLN EURO DETYRIME TË PASHLYERA PËR PERIUDHËN 2015-2019
Artikulli tjetërMETA ME GJUHË KËRCËNUESE: ËSHTË MIRË TË MOS E PROVONI KOKËFORTËSINË TIME PËR TË MBROJTUR INTERESAT E VENDIT TIM