
Ish-agjenti i forcave Operacionale në Policinë e Shtetit Jeton Lami, i arrestuar në muajin gusht 2022, pasi dyshohej se shoqeronte bosin e lojrave të fatit Ervis Martinaj para se të zhdukej, do të përballet me akuzen e “Shpërdorimit të Detyres”.6 muaj pas arrestimit të tij, prokuroria e Kurbinit ka mbyllur hetimet në lidhje me këtë çështje, duke i komunikuar akuzen ish-policit i cili ndodhet në paraburgimin e Shënkollit në Lezhë.Brenda afatit kohor 10-ditor avokati i të akuzuarit, duhet të paraqesë pretendimet e tij e më pas dosja do të dërgohet për gjykim në gjykatë.
Ish-agjenti i Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit Jeton Lami, u arrestua me 23 gusht të vitit 2022, pasi gjatë hetimeve të nisura nga prokuroria e Kurbinit mbi dyshimet e rrëmbimit e të kërkuarit Ervis Martinaj, u gjet se oficeri i policisë e kishte transportuar atë me makinë.
Ai është fokusuar nën shoqërinë e e Martinajt nga kamerat e sigurisë të një hoteli në Durrës.Pavarësisht se ka qenë përsoni i fundit që ka patu kontakte me 40-vjeçarin Ervis Martinaj, Jeton Lami nuk ka dhënë asnjë shpjegim në lidhje me fatin e mbretit të lojerave të fatit i cili rezulton i zhdukur që prej muajit gusht të vitit 2022.


