Mënjëherë pas publikimit të skandalit ku kreu i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi ka kërkuar nga një qytetare favore seksuale për një vendim gjyqësor në favor të saj, ka reaguar Ministri i Drejtësisë.

Ylli Manjani i ka kërkuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë që të shkarkojë nga detyra kreun e Gjykatës së Gjirokstrës, Guximtar Boci si dhe ta pezullojë si gjyqtar. Manjani ka kërkuar nga KLD që të fillojnë procedurat e inspektimit për procedim, ndërkohë që ka nxitur prokurorinë të nisë një hetim penal ndaj kreut të kësaj gjykate. Ndërkohë, prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur procedimin penal ndaj kryegjyqtarit të Gjirokastrës. Boçi akuzohet për korrupsion pasiv të gjyqtarëve. Gjithashtu ka reagur edhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, me anë të një postimi në Facebook.