Prokuroria sekuestron dosjet e pasurisë së Kokëdhimës, Leskajt e Sulit

 

Tre zyrtarët të cilët do të verifikohen nga Prokuroria nëse kanë apo jo konflikt interesi me postin janë dy deputetët Valentina Leskaj, Rakip Suli dhe ish-deputeti Koço Kokëdhima. Prokuroria dyshon se Inspektoriati i Lartë i Kontrollit dhe deklarimit të pasurive ka dështuar në hetimin e këtyre tre subjekteve dhe për këtë ka nisur një proçedim për shpërdorim detyre për këtë institucion. Proçedimi penal nisi në bazë të të dhënave dhe fakteve të njohura publikisht për përfshirjen e zyrtarëve të lartë në rastet e konfliktit të interesit, të cilat nuk janë hetuar nga ILDKP. Ndërkohë Prokuroria ka sekuestruar materialet edhe për zyrtarë të tjerë të lartë për të verifikuar nëse është bërë apo jo që hetim nga ky institucion.