Në mjediset e bibliotekës “Marin Barleti” në Shkodër është bërë promovimi i dy vëllimeve poetike “Gri” dhe “Biri i fllanzës” të poetit shkodran Xhabir Tabaku. Kurioziteti për të njohur nga afër autorin i cili për disa vite nuk e shfaqi idenitetin e tij të vertëtë bëri që salla e bibliotekës të kishte një pjesmarrje të madhe.

Autori i dy vëllimeve poetike Adnan Ramadani ose siç njihet me emrin e artit Xhabir Tabaku tregon më shumë në lidhje me poezit e tij.

Aktiviteti ishte i mbështetur nga Shoqata e Shkrimtarëve në Shkodër e cila ka si qëllim zbulimin dhe nxitjen e talenteve të reja.