
Këshilli Shqiptar i Medias dhe Qendra “Res Publica” organizuan në qëndrën rinore “Arka” një takim me gazetarë dhe student të gazetarisë në Shkodër me temë “Promovimi i etikës dhe vetërregullimit në mediat lokale – Sfidimi i dezinformimit”.
Diskutimi u fokusua në përvojat, sfidat dhe nevojat e gazetarëve dhe aktorëve lokalë në Shkodër sa i përket etikës profesionale, vetërregullimit dhe luftës kundër dezinformimit në media.