Librat “Recetat e Ninës” të autores Berki Saraçi dhe “Gjurmë Perlash mbi shkëmb” të autores Kozeta Zavalani u promovuan në bibliotekën publike “Marin Barleti” në Shkodër. Libri “Recatat e Ninës” sjell recetat e gatimit  të viteve 1930 të një zonje nga Shkodra e cila asokohe jetonte në Itali…

Këto receta gatimi të traditës shkodrane janë një mundësi e mirë për vajzat e reja që të mos i ushqejnë fëmijët e tyre me ushqime të gatshme…

Ndërkohë gazetarja Kozeta Zavalani librin e saj “Gjurmë perlash mbi shkëmb” ia kushton zonjës Vitore Stefa Leka humaniste dhe shkrimtare si dhe pasardhëse e Kostatin Kristoforidhit për kontributin e saj…..

Vitore Stefa Leka vlerëson faktin që libri kushtuar asaj promovohet në një qytet si Shkodra…

Të dy librat që u promovuan u pritën me interesa nga të pranishmit gjatë këtij aktiviteti.