Në sallën e konferencave pranë Rektoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, jane promovuar veprat e prof. dr. Shefik Osmanit.Te pranishem Ishin dhjetra studiues,profesor edhe kolege te profesor Osmainit teksa Kryetar i Akademisë së Shkencave të Edukimit (Tiranë) Prof. dr. Musa Kraja

shprehu te gjithe mirenjohjen e tij per kete figure te shquar duke e cilesuar si babai I librave te shkolles fillore.E emocionuar u shfaq bashkeshortja e profesor Shefik Osmanit e cila beri te mundur qe keto sudime te shohin driten e botimit.Pas ndarjes nga jeta të prof.Sh.Osmanit, bashkëshortja e tij, arsimtarja e studiuesja e njohur Urti Osmani-“Mësuese e Popullit”, e quajti detyrim të saj, jo vetëm nga lidhjet e gjata shpirtërore me të, por edhe një detyrë profesionale, që dorëshkrimet dhe shkrimet e tij të mblidhen e të publikohen. Prof. dr. Shefik Osmani ka një veprimtari të pasur shkencore dhe botuese. Gjatë viteve 1972-1977 zhvilloi një sërë eksperimentesh për modernizimin e përmbajtjes së mësimit në klasën I-IV të shkollës 8-vjeçare.