
Në Bibliotekën Publike “Marin Barleti” u zhvillua promovimi i antologjisë poetike “Kjo botë Shpirtnore”, një vepër që sjell krijimtarinë bashkëkohore femërore shqiptare. Vepra pwrmban 11 krijime nga 29 autore, dhe pasqyron botwn shpirtwrore, mendimet dhe ndjesitw e grave dhe vajzave të shekullit XXI.
Poetja, Desantila Qerimaj Rranxa theksoi se kjo antologji pasqyron lirinë e ndjesive dhe forcën shpirtërore të poeteve shqiptare.
Në aktivitet morën pjesë bashkautorët Jozef Radi dhe Desantila Qerimaj Rranxa, si dhe disa nga poetet e përfshira në libwr. Promovimi u shndërrua në një hapësirë ku poezia dhe zëri i grave shqiptare gjetën vëmendjen e merituar, duke lënë një gjurmë të veçantë në jetën kulturore të qytetit.






