
Në Bibliotekën “Gjergj Fishta” në Lezhë u promovua libri “Bajraktarët e Kallmetit”, me autor Tom Gjokhilajn. Në këtë aktivitet morën pjesë shkrimtarë, studiues, dashamirës të librit dhe të kulturës, të cilët vlerësuan botimin për kontributin në dokumentimin dhe ruajtjen e historisë së zonës.
Autori Tom Gjokhilaj u ndal te veçoria e Bajrakut të Kallmetit, duke theksuar se ai është një organizim i krijuar nga vetë shqiptarët dhe jo i vendosur nga pushtuesit.
Botimi “Bajraktarët e Kallmetit” synon të ruajë dhe të përcjellë kujtesën historike të kësaj treve, duke sjellë në vëmendje figura dhe episode që kanë lënë gjurmë në historinë e saj.
https://youtu.be/da0Eq3kwcAE






