
Gazetari dhe publicisti lezhjan Martin Dedaj vjen për lexuesit, me një tjeter botim në zhanrin e poezisë. Libri “Në çdo kohë” i cili u promovua në biblioteken “Gjergj Fishta”, përcjell një realitet të shoqërisë shqiptare që sipas autorit secili prej nesh duhet të jetë vetvetja dhe të tregojë atë çfarë ka.
Prezantimi i këtij botimi bëri bashkë poetë, gazetarë, mësues, familjarë e dashamires te poezise, të cilët vlërsuan krijimtarinë poetike të Martin Dedajt.
Libri “Në çdo kohë” është botimi i dytë poetik i gazetarit dhe publicistit lezhjan Martin Dedaj, ku në këtë botim ka dhe kohë që nuk i ka ecur sipas pritshmërisë, ku përmes këtij vëllimi e ka shprehur me lirizëm të hollë, pa rënë aspak në urrejtje, por duke përcjellë mesazhe njerëzore të kujdesit të përditshëm, si duke na thënë “janë gjëra që ndodhin, duhet kujdes”.