“Një Ëngjëll Veshë me Frak” është libri që promovi shkrimtari Stefan Çapaliku në mjediset e muzeut historik “Oso Kuka” në Shkodër. Ky libër vjen si një frymëzim i autorit për figurën e Prenkë Jakovës përmes një personazhi të ngjashëm që e ka quajtur Pol Xhakova.

Pol Xhakova ose Prenkë Jakova është gjeniu i qytetit të Shkodrës shprehet shkrimtari Çapaliku ndërsa tregon se gjenitë nuk mund të gjykohen njësoj si gjithë të tjerët duke dashur që të japë një mesazh edhe për figurën e kompozitorit të shquar Prenkë Jakova por edhe gjenive të tjerë përmes librit të tij “Një Ëngjëll Veshë me Frak”.

Pa kujtesën e tij një qytet vdes shprehet Çapaliku një tentativë kjo që sipas tij është përdorur shpesh herë edhe më Shkodrën, kryesisht nga politika e cila preferon harresën në vend të kujtesës.

Promovimi i librit të Stefan Çapalikut në muzeun historik “Oso Kuka” në Shkodër u moderua nga Ermira Alija ndërsa më përpara është promovuar edhe në Tiranë.

 

Artikulli paraprakEDICIONI I 8-të I KONCERTIT NË KITARË NGA TË RINJTË
Artikulli tjetër“HAPJA E NEGOCIATAVE, PUNË DITËSH”! KOMISIONERI VARHELYI JEP LAJMIN E MIRË: NUK DO TË PRESIM MË!