Në ambientet e Bibliotekës “Marin Barleti” në Shkodër, u promovua sot libri më i ri i autorit Nadir Zhabjaku, me titull “Përmendorja e kujtesës”.
Ky është botimi i katërmbëdhjetë në krijimtarinë e tij letrare, dhe vjen në bashkëpunim me Shoqatën e të Përndjekurve Politikë, duke sjellë në fokus kujtesën historike dhe përjetimet e atyre që kanë vuajtur gjatë periudhës së diktaturës komuniste. Gjatë fjalës së tij, autori Zhabjaku ndau me të pranishmit emocionet për librin e ri.
Autori foli edhe pwr vështirësitë ekonomike që përballen shkrimtarët sot për të botuar veprat e tyre. Ai theksoi se pavarësisht pengesave, përkushtimi ndaj letërsisë dhe kujtesës historike mbetet i fortë.
Në promovim morën pjesë shkrimtarë, studiues dhe dashamirës të librit, si dhe përfaqësues nga politika të cilët vlerësuan rolin e autorit në ruajtjen e kujtesës historike përmes fjalës së shkruar. Libri “Përmendorja e kujtesës” është një homazh për ata që kanë vuajtur, por edhe një thirrje për të mos harruar të kaluarën.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakUET DHE PRIMOS PROPERTY TRAJNIM PROFESIONAL
Artikulli tjetërMARASH MIRASHI PREZANTON NË LEZHË ROMANIN “VULA”