Në ambientet e Xhamisë së Plumbit në Shkodër u promovua libri më i ri i Drejtorit të Qendrës për Hulumtime Minber, dr. Ferid Piku, me titull “Kontributi i autorëve shqiptarë në fushën e shkencave Kuranore gjatë periudhës Osmane”.

Ceremonia mblodhi studiues, përfaqësues të Komunitetit Mysliman dhe të ftuar të tjerë, të cilët vlerësuan rëndësinë e këtij botimi si një kontribut në pasurimin e studimeve mbi trashëgiminë intelektuale shqiptare.Autori i librit, dr. Ferid Piku, tha se studimi është mbështetur në burime shkencore dhe synon të sjellë një pasqyrë objektive të rolit të autorëve shqiptarë në shkencat kuranore gjatë periudhës osmane.

Ai theksoi se interpretimet e njëanshme ose ideologjike rrezikojnë të lënë në harresë një pjesë të rëndësishme të historisë kombëtare.Përmes këtij botimi, dr. Piku argumenton se shqiptarët kanë qenë pjesë aktive e jetës akademike dhe fetare të Perandorisë Osmane, duke dhënë kontribute të rëndësishme në fushën e shkencave kuranore dhe disiplinave të tjera të dijes.

Libri synon të shërbejë si një referencë për studiuesit dhe lexuesit e interesuar për historinë e mendimit islam dhe kontributin e autorëve shqiptarë në këtë fushë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKALLAKU LARGOHET NGA VLLAZNIA, TRANSFEROHET TE TEUTA
Artikulli tjetërTË SHTËNA ME ARMË NË DUKAGJIN, DYSHOHET PËR NJË VIKTIMË