NË KËTË LIBËR TRAJTOHET FRIKA E REGJIMIT KOMUNIST PARA VITEVE 90-të. “Zambaku I dajes”, eshte botimi me I ri qe eshte promovuar ne qytetin e Shkodres.

Cdo liber percjell ne faqet e tij vecanti,por e vecanta e ketij librii eshte nje histori e padegjuar me pare,e strukur diku ne frikerat e regjimit monist,por qe sot u botua per here te pare duke u pritur mjaft mire nga artedashesit shkodran.Nje ngjarje e rralle,qe lidh qyetetin e madh verior me shtetin austriak.Autori I ketij libri,Zef Staku fatkeqsisht nuk jeton me,por vepra e tij dhe botimi I saj u mundesua nga I biri,Stef Staku. Ne promovimin e ketij libri,moren pjese shume figura te njohura te qytetit si intelektuale,profesor te muzikes,aktore e shkrimtare,te cilet ndane emocionet e tyre ne lidhje me autorin e ndjere.Emocioni I tyre u percoll edhe per Star Plus TV ,ku aktorja e njohur Rita Gjeka mjaft e mallengjyer per kete liber,foli edhe me kritike duke u shprehur se ditet e sotme jane pasuruar me shume shkrimtare e poet, por ata qe e meritojne vertet kete titull,jane te rralle.

Artikulli paraprakPD: RAMA I DINTE AKUZAT NDAJ DEPUTETIT FRROKU
Artikulli tjetërTË DIELËN RIKTHEHET ORA VERORE