Disa pronarë të mjeteve motorike në plazhin e Velipojës kanë reaguar pas ndërprerjes së aktivitetit të tyre nga Policia Kufitare. Shkak është ngjarja tragjike e ndodhur në Potam, ku humbi jetën një 7 vjeçare.

Pronarët e mjeteve motorike tregojnë se janë të pajisur me të gjithë dokumentacionin për ushtrimin e këtij aktiviteti dhe se urdhëri për të ndalur aktivitetin në det po I pengon ata në këto ditë të fundit të sezonit veror.

Ndërkohë, një pushuese nga Kosova kërkon që motorët e ujit të vihen në dispozicion të turistëve, pasi po lejohen edhe në plazhe të tjera të vendit.

Artikulli paraprakARON KRAJA, FUTBOLLISTI I RI NGA SHKODRA QË LUAN PËR SKUADRËN E NJOHUR ITALIANE
Artikulli tjetërVELIPOJË, 15 RASTE TË REJA ME COVID-19 NË DITË