Në plazhin e Velipojës evidentohen sërish raste të tjera të keqmenaxhimit të hapësirës së shezlloneve në rërë. Vasil Nikolli, pronar i hotel “Valz” tregon se këtë sezon nuk ka mundur të vendos shezllonet e tij edhe pse ka aplikuar dhe është brenda të gjitha kritereve ligjore. Vasili shton se disa nga turistët janë larguar nga hoteli i tij, pasi nuk i është ofruar qëndrimi në shezllone në bregun e detit.

Pronari thotë gjithashtu se disa turiste i ka genjyer duke i thene se ngjarja ka qene 10 km larg per te mos i traumatizuar. Ai mendon se mund të ketë sërish ngjarje kriminale nëse nuk zgjidhen problemet me administrimin e hapësirave në plazh.

Dy ditë pas ngjarjes ka akoma pushues të cilët ndihen të pasigurtë, por po përshtaten. Nga ana tjetër, ata tregojnë se janë të kënaqur nga ajo çfarë kanë gjetur në Velipojë.

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mesnaten e së shtunës, duket se Velipoja po i rikthehet dalëngadalë normalitetit, edhe pse për pronarët e bizneseve situata e krijuar nuk është aspak favorizuese ekonomikisht.

Artikulli paraprakNGJARJA NE VELIPOJE, I PLAGOSURI: SITUATA DOLI JASHTE KONTROLLIT
Artikulli tjetërI DËNUAR NË GJERMANI, ARRESTOHET NË HAN TË HOTIT 42 VJECARI NGA MALI I ZI