Pronari i “Lufa Print” në Shkodër, Lulzim Mehmeti, ka dhënë deklarimin e tij për policinë pas shpërthimit me tritol pranë biznesit që ai administron. Mehmeti ka mohuar çdo konflikt apo kërcënim të mëparshëm, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë shqetësim gjatë kësaj kohe.

Ai ka bërë me dije se ditën e ngjarjes ka qenë në banesë për shkak të një viroze dhe nuk ka asnjë informacion se kush mund të jenë autorët.

“Nuk e kam idenë se kush e ka vendosur sasinë e eksplozivit. Nuk kam patur asnjëherë probleme me askënd, as kërcënime dhe asgjë tjetër të këtij lloji. Ne operojmë prej shumë vitesh në fushën e reklamave dhe marketingut në Shkodër dhe nuk e di përse është vendosur tritoli pranë subjektit tim. Gjatë gjithë ditës thuajse isha në shtëpi për shkak të një viroze. Nuk kam asnjë ide se kush mund të jenë autorët”, është shprehur Mehmeti.

Artikulli paraprakVIDEO-KARTOLINË NGA LIQENI I SHKODRËS, RAMA: SË SHPEJTI DO T’I BASHKOHET LISTËS SË ZONAVE TË BIOSFERËS SË MBROJTUR NGA UNESCO
Artikulli tjetërEMIGRANTËT NGA EGJIPTI E BANGLADESHI DO TË SILLEN NË SHQIPËRI, ZBARDHET PLANI I QEVERISË ITALIANE PËR GJADRIN