Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e dhënë nga Gjykata e Apelit ne Shkodër për çështjen e tjetërsimit të pronave në zonën e Ranës së Hedhun, në Shëngjin, duke e kthyer atë për rishqyrtim me një tjetër trup gjykues në Gjykaten e Apelit Tiranë.Bëhet fjalë për një nga dosjet më të bujshme të pronave në bregdet, ku sipas hetimeve janë tjetërsuar rreth 234 mijë metra katrorë tokë shtetërore ranishte.Vendimi i prishur i Apelit Shkodër (nr. 222, datë 28.10.2022) kishte shpallur fajtor disa zyrtarë dhe qytetarë që sipas gjykatës janë të përfshirë në këtë skemë. Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, ish-kryetari i Qarkut, Gjok Ndoka, u dënuan me nga 3 vite burg secili. Po ashtu, Gjykata e Apelit gjeti fajtor edhe 16 persona të tjerë për tjetërsimin e rreth 234 mijë m² tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun, ndërsa për disa prej tyre dënimet u konvertuan në shërbim prove ose u lanë në fuqi vendimet e shkallës së parë, nga 1 deri në 3 vite burg.Gjykata e Lartë nuk ka zbardhur ende arsyetimin e plotë të vendimit për kthimin e çështjes, i cili pritet të hedhë më shumë dritë mbi shkeljet procedurale apo ligjore të konstatuara në vendimin e Apelit.Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin nisen në vitin 2017-të, kur në prokurori u denoncua tjetërsimi i i 234 mijë e 548 metër katrore tokë shtetërore ranishte. Fillimisht në këtë çështje sëbashku me kryebashkiakun u arrestuan edhe 22 persona të tjerë, por në gjykatë dosja u dërgua për 18 persona.

Artikulli paraprakBANORËT E RRJOLLIT, PROTESTË PARA PROKURORISË SË SHKODRËS
Artikulli tjetërTRANSPORT PUBLIK:SHËRBIM ÇDO 20 MINUTA GJATË GJITHË DITËS