Dy ish-Kryetarë të Komunës së Velipojës dhe 8 ish-kryeklomisionerë të ndarjes së pronës në Velipojë janë kallëzuar në Prokurori nga KLSH për shpërdorim detyre. Pas auditit, ka rezultuar që ish-zyrtarët e lartë kanë tjetërsuar rreth 111 hektarë tokë bujqësore, duke ua dhënë personave të afërm, apo për interesa të caktuara.

Dëmin ekonomik, Kontrolli i Lartë i Shtetit e llogarit në rreth 142.7 milionë lekë dhe të ardhura të munguara në shumën 315.7 mln lekë. KLSH depozitoi kallëzim në Prokurori për ish-kryetarët e Komunës Velipojë N.M dhe B.D, si edhe për ish-kryetarët e komisionit të ndarjes së pronës. Ndaj tyre rëndon akuza shpërdorim detyre. Janë kryer pagesa të paligjshme këshilltarëve pa marrë pjesë në mbledhjet e këshillit të komunës në shumën 1.4 milion lekë dëm ekonomik.
– Nuk është arkëtuar 78 subjektet  hotelerie  detyrimi i llogaritur në shumën 8.1 milion lekë, dëm ekonomik dhe të ardhura të munguara, për buxhetin e komunës për periudhën 2012-2015.
– Nuk është arkëtuar 116 subjekte nga këto 50 subjekte për shfrytëzim sipërfaqe rëre (vendosje shesllone), 66 subjekte dyqane e 8 subjekte vendosje lodra për fëmijë  shuma e llogaritur prej 21.2 milion lekë, dëm ekonomik  dhe të ardhura të munguara, për buxhetin e komunës për periudhën 2012-2015.
-Janë shkelur aktet ligjore në dhënien e hapësirave për zhfrytëzim , duke mos zbatuar afatin 5 mujor , por në mënyrë selektive në afat 2.5-3 muaj dhe abuzime me sipërfaqen e shfrytëzueshme me një efekt negativ në shumën 5.8 milion lekë dëm ekonomik  dhe shumën 10.2 milion lekë të ardhura të munguara në buxhetin e komunës.
– Nuk është administruar sipas ligjit investimi i kryer në territorin e objektit “Shëtitore e Plazhit Velipojë”,duke lejuar përdorimi i sipërfaqes prej 3300 m2 për aktivitet tregtar pa pagesë qeraje, nga dy subjekte private, që ka sjellë si pasojë  dëmin ekonomik në shumën prej 15,8 milion lekë, llogaritur me nivelin e qerasë.
– Është lejuar përdorimi i sipërfaqes prej 3000 m2  pronë publike, për të tre vitet e audituara pa kontrata qeraje, nga tre subjekte tregtare me aktivitet lodra cirku në territorin e objektit “Shëtitore e Plazhit Velipojë” me vlerë inventari 93,792,804 lekë pronë e Komunës, që ka sjellë si pasojë  dëmin ekonomik në vlerën prej 10,8 milion lekë llogaritur me nivelin e qerasë për 3vjet,
– Janë krijuar të ardhura të munguara në shumën 158.2 milion lekë nga mos inventarizimi, identifikimi, mosvënia në eficencë e lënia në përdorim të tretëve të aseteve ndërtesa, troje,  nga keq menaxhimi e administrimi i resurseve sipërfaqes ranore plazh ,etj.
Për rrjedhojë, KLSH i ka rekomanduar Kryetarit të Bashkisë Shkodër fillimin e procedurave administrative për dhënien e masës disiplinore, nga “Vërejtje” deri “Ndërprerje të marrëdhënie të punës”, sipas shkallës së përgjegjësisë, për 6 ish-Drejtues të kësaj komune.

Artikulli paraprakSHKODËR, PËRFSHIHET NGA FLAKËT NJË NDËRTESË NË KATIN E DYTË
Artikulli tjetërAGJENSIA RAJONALE E MJEDISIT: MORATORIUMI I PYJEVE, POZITIV