Një rrjet që trafikonte gra të reja nga Ukraina dhe Rusia është goditur nga autoritetet greke.

Mediat greke shkruajnë se pjesë e këtij trafiku të qenieve njerëzore, ishin katër anëtarë, të cilët operonin në një lokal në Greqinë Veriore.

Të rejat janë bindur të udhëtonin drejt Greqisë me premtimin se do të punonin kamariere dhe më pas i mbyllnin në apartament.

Ky rrjet u shpërbë, pas një hetimi nga EL.AS.

Në një lokal në Thraki u arrestuan një 25-vjeçare ukrainase, e cila pasi u soll në Greqi detyrohej të prostituonte ndërsa paguhej 60-70 euro.

Artikulli paraprak“NUK MË INTERESOJNË SPEKULIMET”/ KUR DO TË VENDOSEN SANKSIONE KUNDËR RUSISË? JA SI PËRGJIGJET VUÇIÇ
Artikulli tjetërDITA NDËRKOMBËTARE E PUNËTORËVE, RAMA PUBLIKON FOTOT: FALËNDERIM PËR TË GJITHË NJERËZIT E PUNËS QË …