Dhjetëra banorë nga fshatrat Mal i Jushit dhe Trush kanë nisur organizimin për pjesëmarrje masive në protestën që pritet të zhvillohet gjatë së dielës në qytetin e Shkodrës.

Ata u bënë thirrje banorëve të zonave të pëmbytura që të kërkojnë vazhdimisht të drejtat që sipas tyre u takojnë. Banorët ripërsëritën kërkesën e tyre për shqyrtimin e çështjes së dëmshpërblimeve për zonën e nëshkodrës gjatë përmbytjeve të viteve 2010-2011. Pas ndërprerjes së grevës së urisë që nisën 8 banorë nga zona e Livadeve të Shkodrës në sheshin para bashkisë, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura ka njoftuar një protestë paqësore gjatë së dielës. Qindra qytetarë pritet të marrin pjesë në tubimin që do të zhvillohet nga pedonalja e qytetit në drejtim të shëshit “Demokracia”.