
Lulzim Basha tha pas mbledhjes së përbashkët me LSI të grupeve parlamentare, se tërheqja e Ramës nga taksa në Rrugën e Kombit do besohet pasi të jenë liruar 11 të arrestuarit.
Pas mosbindjes civile ku u bllokuan katër akse rrugore nacionale, kryetari i PD, Lulzim Basha mblodhi aleatët në selinë blu, ku morën pjesë edhe përfaqësuesit e LSI.
Basha u shpreh dyshues lidhur me tëheqjen e Ramës nga tarifa në “Rrugën e Kombit” kur u shpreh se më parë ai duhet të lirojë 11 të arrestuarit.
I pyetur se cili do jetë skenari i opozitës ditët në vijim, kreu demokrat theksoi se do mbështesë të gjitha aktet e mosbindjes civile të qytetarëve.
“Edi Rama sot ka pranuar fatjin, por përsa kohë mban në burg 11 të pafajshëm, nuk është tëhequr. I bashkohemi kërkesës së qytetarë për lirimin e 11 pengjeve të fajeve të Edi Ramës.
Ata nuk janë fajtorë, por pengje të fajit të Edi Ramës. Ai duhet të anulojë menjëherë e përgjithmonë taksën kurruptive të “Rrugës së Kombit”, do japë përgjegjësi ligjërisht dhe penalisht për urdhrat e paligjshëm që ka rrëmbyer qytetarët nga shtëpitë e tyre.
Përsa kohë kjo nuk ndodh opozita do qëndrojë në krah të protestës legjitime të qytetarëve kuksianë për lirimin e pengjeve.
Trau, taksa, tarifa e Edi Ramës ishte ajo që i shtyu shqiptarët në protestë. Kanë ngritur shqiptarët në këmbë në solidaritet me qytetarët e Kukësit. Do vazhdojmë të mbështesim të gjitha aktet e mosbindjes civile të qytetarëve”.
Basha e cilësoi të paligjshëm vendimin e gjykatës për të lënë në burg 11 kuksianët. “Nuk duhet të jenë ata në burg, por kriminelët që ka liruar Edi Rama”.