Protesta, Basha mbledh aleatët: Të gjithë bashkë kundër qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me partitë aleate në kuadër të përgatitjeve të protestës së 18 Shkurtit. Në takim kanë qenë kreu i PR, Fatmir Mediu, i PBDNJ Vangjel Dule, Duka i PAA, por edhe të partive të tjera në koalicionin e djathtë. Burime nga takimi që është zhvilluar në selinë blu pohojnë për Report Tv se është rënë dakord që shtabet e partive parlamentare dhe jo parlamentare që janë pjesë e opozitës të bashkëpunojnë për protestën. Sipas Bashës, do të ketë një angazhim të përbashkët të të gjithë kampit opozitar për një protestë mbarë popullore kundër qeverisë Rama.

Artikulli paraprakABUZIMET DHE SHANTAZHET NË INTERNET, SHTETI FORCON MASAT, JA DËNIMET QË PARASHIKOHEN
Artikulli tjetërEMILJANO SHULLAZI MUNGON PËR ARSYE SHËNDETËSORE GJYKATA SHTYN SEANCËN