BANORËT KËRKOJNË DËMSHPËRBLIMET, KONFRONTIME ME POLICINË. Policia është përpjekur t’i ndalojë por e ka patur të pamundur. Për 30 minuta banorët e NënShkodrës bllokuan rrugën Shkodër-Tiranë.

Pati edhe konfrontime me policinë. Mjetet motorike nuk kanë mundur të kalojnë. Në trafik u krijua kaos. Banorët e NënShkodrës janë të vendosur, derisa të marrin dëmshpërblimet e përmbytjeve 2010-2011 nuk do të tërhiqen nga protestat. Edhe pse jo politike siç u tha, dikund në prapavijë të protestës qëndronte Arben Gjuraj, kryetar i Komunës Dajç dhe ekspontet i Partisë Demokratike. Banorët e NënShkodrës të shtunën tjetër do të bllokojnë hyrjen e Shkodrës në rast se nuk gjejnë reagimin e qeverisë.

STAR PLUS TV

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/uqcbobjuvdE” frameborder=”0″ allowfullscreen ]