
Berisha akuzoi Ramën se duke penguar drejtësinë po vë në rrezik procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Gjatë fjalimit mbajtur në Foltoren e PD, ka refuzuar kërkesën e Bashkimit Europian për të mos penguar drejtësinë, duke vënë në rrezik procesin e integrimit europian të Shqipërisë.Ai i bëri thirrje qytetarëve që të martën t’i bashkohen protestës pasi është beteja për integrimin e Shqipërisë në BE, për dyert e hapura të Shqipërisë.
Sali Berisha: Miq, pra nesër është një ditë e madhe.
Është një ditë e shqiptarëve për Europën.
Është një ditë e shqiptarëve për të ardhmen e tyre.
Është një ditë e shqiptarëve për prosperitetin e tyre, për begatinë e tyre, për lirinë e tyre.
Në qoftë se, ne shpallim solemnisht para shqiptarëve se për opozitën, integrimi në BE është e ardhmja më e shkëlqyer, sepse ne besojmë se integrimi do të thotë qytetarë më të lirë, qytetarë më të mëkëmbur, qytetarë më të sigurt, Shqipëri më e zhvilluar.
Asgjë nuk na ndan ne nga kjo rrugë.
Ndaj dhe nesër ftoj qytetarët e Tiranës, këtij qyteti të bekuar, të dalin të gjithë në shesh.
Ftoj shqiptarët të bashkohen, të ngremë zërin tonë, zëri ynë të dëgjohet në Bruksel dhe në mbarë botën se asgjë nuk na shkëput nga qëllimi ynë.






