Policia ka nisur procedimin penal për 31 persona pas protestës së mbrëmshme që u mbajt përpara Kryeministrisë, e cila ishte dita e 29.

Sipas policisë ata akuzohen për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme, prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit.

“Në vijim të veprimeve procedurale të kryera në lidhje me tubimin e zhvilluar në Tiranë, strukturat e Policisë së Tiranës proceduan penalisht 31 shtetas, konkretisht: Sh. B., B. K., A. J., V. D., A. K., L. K., R. S., I. Rr., S. E., M. Y., J. S., E. L., I. Gj., F. H., I. M., K. P., R. Sh., E. Q., B. S., A. N., A. D., F. H., Xh. P., G. P., Sh. G., I. Xh., D. D., A. K., A. R., R. D. dhe A. K., të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”“, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakGOLDEN PALACE, SEZONI VEROR NIS ME FLUKS TË LARTË TURISTËSH
Artikulli tjetërRRITEN AKSIDENTET NË SHQIPËRI, 133 VETËM NË MAJ, INSTAT: 181 PERSONA MBETËN TË VRARË OSE TË PLAGOSUR MUAJIN E SHKUAR