Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se janë të përgatitur për çdo situatë sa i takon protestës së 8 janarit.

Në ‘Open’ ai tha se nuk përjashton që elementë kriminalë mund të bëjnë gjithçka për ‘non grata’-ën, duke shigjetuar kështu ish-kryeministrin Berisha.

Biseda në studio:

A mund të ketë dhunë në 8 janar?

Basha: Berisha po e përdor si një mburojë personale me trafikantë droge bashkë me ata të Trekëndëshit të Bermudës duke marrë ndihmë prej tyre. S’do pranojmë që PD të kthehet në një bunker për hallet e Berishës. Ka demokratë që janë mërzitur dhe është e domosdoshme që të flasim me ta, e që të reflektojmë. Por qëllimi është largimi i Edi Ramës dhe rikthimi i Edi Ramës .

A ke frikë se mund të ketë dhunë dhe përplasje fizike në 8 janar?

Basha: Nuk përjashtoj që elementët kriminalë mund të bëjnë gjithçka në veçanti ata që i bashkon nongrata, por PD është e përgatitur për çdo situatë.

Si jeni të përgatitur për dhunën?

Basha: Po them që jemi të përgatitur për çdo situatë, ne kemi përgjegjshmëri që demokratët të mos përdoren si mish për top dhe as ata që e kanë shoqëruar në oborrin e PD-së. Çdokush tjetër për çdo akt do të përballet me ligjin,

A folët për 8 janarin, edhe me përfaqësuesin e SHBA-ve në takimin e sotëm ?

Basha: Biseduam edhe më shumë se për 8 janarin. Kemi diskutuar edhe për 8 janarin, kemi folur për një hap shumë të rëndësishëm që është bërë publik sot që në Shqipëri do të hapet një qendër për forcat speciale të NATO-s dhe atyre amerikane.