DO TË SHKOJNË DERI PARA PARLAMENTIT PËR TË KËRKUAR DËMSHPËRBLIMET. Banorët që përjetuan përmbytjet para 5 vitesh kanë zhvilluar protestën e katërt.

Ata janë rikthyer tek Harku i Bërdicës për të bllokuar rrugën nacionale Shkodër-Tiranë duke qenë se ende nuk kanë marrë dëmshpërblimet. Banorët thonë se askush nuk duhet të vijë për të kërkuar vota pa dhënë paratë e dëmshpërblimeve. Protesta e banorëve të përmbytur të NënShkodrës do të vazhdojë dhe nuk do të ndalet derisa ata të marrin paratë e dëmshpërblimeve.