Pas rreth gjashtë orësh pritjeje në kushte të vështira atmosferike, takimi i parashikuar mes minatorëve të Spaçit dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit ka dështuar, duke mos arritur te gjendet zgjidhje.Sipas përfaqësuesve të sindikatës, takimi dështoi për shkak të mungesës së përfaqësuesve të kompanisë koncesionare, si dhe “përçarjeve të shkaktuara nga persona të infiltruar” në mesin e minatorëve. Burime sindikale theksojnë se delegacioni i Ministrisë, ndonëse kishte ardhur për herë të parë në Spaç, “u kthye me më shumë pyetje sesa përgjigje”, duke lënë të hapur shqetësimin për mungesën e vullnetit institucional për dialog real.Sipas tyre, formati i takimit nuk përputhej me kërkesat ligjore për dialog social dhe për trajtimin e një greve të ligjshme, çka solli ndërprerjen e procesit që në fazën paraprake.Nga ana tjeter minatorët shprehen të vendosur për të vijuar rezistencën e tyre paqësore, përmes Komisionit të Grevës, Këshillit Sindikal të Minatorëve dhe me mbështetjen e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë.Ndërkohë, situata në Spaç teksa minatoret protestues janë shkarkuar të gjithë nga puna, ndërsa ata paralajmërojnë se do të vazhdojnë protestën deri në një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme për punonjësit.Rreth 70 punonjës të minieres së bakrit në Spaç të Mirditës kanë bojkotuar punen dhe janë ngritur në proeste prej 7 tetorit, duke kërkuar njohjen e sindikatës dhe nënshkrimin e kontrates kolektive, kerkesa të cilët nuk janë pranuar nga Kompania Turke “Tete Albania” me pretendimin se nuk plotësojne kriteret ligjore.

Artikulli paraprakMARASH MIRASHI PREZANTON NË LEZHË ROMANIN “VULA”
Artikulli tjetërPIETRO MARUBI DHE LINDJA E STUDIOS SË PARË FOTOGRAFIKE NË SHQIPNI