Eshte zbuluar plani i masave për protestën e thirrur nga opozita me në krye Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim nesër në orën 12:00 përpara Kryeministrisë. Burime pranë Policisë së Shtetit bëjnë të ditur se do jenë rreth 1500 policë të angazhuar në terren për mbarëvajtjen e protestës e cila mësohet se do zgjasë katër orë. Të angazhuar do jenë FNSH, Forcat e Rendit dhe ato operacionale.

Gjithashtu, në terren do të ketë edhe agjentë civil dhe të Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH). Synimi është shmangia e incidenteve dhe një tentativë e mundshme e protestuesve për të sulmuar institucionet, pavarësisht se organizatorët e kësaj proteste si kreu i PD, Lulzim Basha ashtu edhe ajo e LSI, Monika Kryemadhi kanë mohuar ekzistencën e skenarëve të dhunës. Në vëzhgim protestuesit e LSI Policia po mban në vëzhgim disa protestues problematikë të LSI, të cilët kanë qenë protagonistë të përplasjes së protestuesve me policinë gjatë protestës së 18 dhjetorit. Mësohet se janë identifikuar disa persona të dhunshëm që pritet të jenë në protestën e nesërme.

Rrugët që bllokohen Policia e kryeqytetit ka marrë masa edhe për rrugët të cilat do bllokohen orët e para të mëngjesit të nesërm e deri në përfundim të protestës. Kështu, në të gjitha rrugët që të çojnë drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” nuk do lejohet qarkullimi i automjeteve përveç mjeteve të transportit publik. Ndërsa sa i takon automjeteve me të cilët do vijnë protestuesit nga rrethet, bëhet e ditur se nuk do lejohet hyrja e tyra në Tiranë. Mjetet që vijnë nga jugu dhe veriu do ndalohen te pallati i sportit “Asllan Rusi”, ndërsa ata të juglindjes, te stacioni i autobusëve pranë Fakultetit Ekonomik te “Rruga e Elbasanit”.

Artikulli paraprakKLOSI PREZANTON SFIDËN: BRENDA 2020 DO TË MBJELLIM 20 MILIONË E 200 MIJË PEMË
Artikulli tjetërEKSTRADIMI I NEZAR SEITIT, ARTA MARKU VERIFIKIM PROCEDURAVE