Edhe Lezha po i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë. Qytetaret janë nisur drejt kryeqytetit në mënyrë të organizuar nga Partia Demokratike, duke shprehur vendosmërinë e tyre për të vijuar rezistencën qytetare deri në largimin e qeverisë aktuale.Sipas protestuesve, pakënaqësitë lidhen me situatën ekonomike, korrupsionin dhe mungesën e besimit te institucionet, ndërsa ata theksojnë se zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet.

Nga ana tjetër, deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, është shprehur se protestat do të jenë të vazhdueshme dhe se opozita nuk do të ndalet deri në largimin e asaj që ai e cilëson si një qeveri të korruptuar. Sipas tij, vetëm përmes presionit qytetar mund të rikthehet demokracia dhe shteti i së drejtës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHOQATA KOMBËTARE E GJYQTARËVE REZOLUTË DREJTUAR KLGJ-SË
Artikulli tjetërPROTESTA KOMBËTARE/ OPOZITA ‘ZBRET’ NË SHESH, FORCAT E RENDIT, “SHQIPONJAT” DHE AGJENTË CIVILË NË GATISHMËRI