Protesta e opozitës u pasqyrua edhe në disa nga mediat më prestigjoze ndërkombëtare. BBC shkruan se protestuesit hodhën gurë e vezë ndaj godinës së Kryeministrisë dhe kërkuan dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, i cili erdhi në pushtet në 2013.

Ndërsa Reuters nënvizon se protestuesit opozitarë me rastin e 25 – vjetorit të lëvizjes studentore që solli rrëzimin e komunizmit, shprehën zemërimin ndaj qeverisjes aktuale. Një vëmendje të veçantë Reuters i ka dhënë edhe djegies së bunkerit, për të cilin thekson se është një atraksion turistik, por që sjell në kujtesë periudhën komuniste dhe diktatorin Enver Hoxha. Sipas New York Times disa mijëra protestues dolën në rrugë kundër reformave ekonomikë të qeverisë. Edhe Daily Mail raportoi protestën e opozitës duke vënën në dukje numrin e madh të pjesmarrësve si edhe ngjarjen e bunkerit të cilin e shoqëroi me disa foto. Protesta e somte u raportua edhe nga media të tjera të huaja se rrjeti amerikan ABC News, Associated Press apo Balkan Insight.