Forca të shumta policore janë pozicionuar në selinë e Parlamentit, atje në orën 17:00 opozita ka thirrur një protestë, ndërsa Kuvendi do të votojë projektbuxhetin 2025.

Policë me skafandra dhe mburoja janë pozicionuar brenda rrethimit të Kuvendit. Gjithashtu në mjediset e Kuvendit është pozicionuar edhe një prej automjeteve që hedh ujë me presion, në kuadër të një plani masash që Policia përdor sa herë që ka protesta.

Nuk dihet se sa kohë mund të zgjasë protesta, por do të ketë një ndërthurje mes fjalimeve të deputetëve në Kuvend dhe bashkimit të tyre me protestuesit.

Artikulli paraprakVRASJA E DJALIT TË ISH-GJYQTARIT PRENDI, PD: SIGURIA KA RËNË NGA LIDHJA E KRIMIT ME QEVERINË
Artikulli tjetërSHKRUMBOHET AUTOMJETI NË SHËNGJIN