Një ditë pas protestës së Opozitës Policia dhe Prokuroria kanë nisur procedimin penal për ish-nënkryetarin e bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo si dhe përfaqësuesin e ish-të përndjekurve, Besim Ndregjoni.

Policia sqaron se për “Enno Bozdon procedimi ka nisur për “Organizmim dhe pjesmarrje në manifestime të paligjishme”, ndërsa për Besim Ndregjonin për “Thirrje publike për kryerjen e veprimeve te dhunshme” 5 protestues, mes të cilëve edhe një grua janë vënë në pranga për “Shkatërrim prone”, “Mosbindje ndaj urdhërit të policisë rendit”, “Prishje e qetësise publike”:Në pranga kanë përfunduar Aurel Filaji, Suzana Dimushi,  Xhulian Calai,  Arben Hajdari dhe  Andi Kuka. Për të njëjtat akuza janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë. Policia deklaron se “këto masa janë marrë pasi Protesta ka devijuar itenerarin e paracaktuar, duke u përshkallëzuar në veprime të dhunshme, me dëmtim të hyrjes, fasadës, thyerjes së disa xhamave të objektit të Kryeministrisë, prishjen dhe shkatërrimin e objektit në ndërtim muzeal “Bunkeri”, si dhe janë thyer xhamat e dritareve të Ministrisë së Transporteve dhe Infrastrukturës.” Më tej në njoftimin e policisë sqarohet se “pas kqyrjes së vendit të ngjarjes është bërë sekuestrimi i provave materiale dhe i pamjeve filmike me qëllim vënien para drejtësisë të gjithë personave të përfshirë në këtë ngjarje.”