Policia e Tiranës ka marrë një sërë masash në kuadër të protestë të zhvilluar nga opozita shqiptare përpara parlamentit. Policia thotë se bllokimi i disa rrugëve do të fillojë që prej orës 22 të ditës së dielë, më pas kufizimet në qarkullim do të vijojnë deri në orën 13:00 të ditës së nesërme.

Rrugët që nuk do lejohet qarkullimi i makinave Duke filluar që më datë 17.12.2017, në orën 22:00 dhe deri në përfundimin e protestës ditën e nesërme nuk do lejohet lëvizja e mjeteve në rrugët e mëposhtme: • Rruga “Xhorxh Bush” ( nga Ura e Elbasanit – kryqezimi tek sheshi “Sulejman Pasha” Spostimi te rruga “Xhorxh Bush” dhe rrugicat që kufizohen me të do filloj nga ora 22:00 e datës 17.12.2017. Nesër nga ora 07:00 deri në përfundim të protestës në hyrjet e qytetit dhe brenda unazës se mesme nuk do lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë të cilat do devijojnë në Unazën e madhe dhe rrugë të tjera alternative. Do ketë devijim të trafikut në shumë akse rrugore. Mjetet e transportit të ardhur nga rrethet nuk do lejohen në brendësi të qytetit dhe do te parkohen : • Tek Terminali në rrugën e “Elbasanit” • Sheshi “Shqiponja”, rruga “Teodor Keko”. • Në hyrje të Kombinatit deri tek varrezat e Kombinatit.

• Gjithashtu do te ndalohet futja e mjeteve tek Ura e “Paskuqanit” dhe ura e “Babrroi”. I sugjerojmë qytetarëve të largojnë mjetet e tyre në rrugët e sipërcituara duke lehtësuar së tepërmi punën e policisë. Në të kundërt mjetet do spostohen me mjete ngritëse. Gjithashtu luten qytetarët që të shmangin përdorimin e panevojshëm të automjetit ditën e neserme si dhe segmentet që të lidhin me qendren e qytetit dhe rrugen e Elbasanit për shkak te devijimeve dhe kufizimeve që do fillojnë nga ora 08:00 e mengjesit deri në përfundim të protestes.

Artikulli paraprakRIVARROSJA E USHTARËVE GREKË, QEVERIA SHQIPTARE FINANCON KËRKIMIN E ESHTRAVE
Artikulli tjetërGRABITI 5 MAKINA PËR 16 DITË NË SARANDË, ARRESTOHET 44-VJEÇARI