Studentë dhe gjimnazistë edhe në qytetin e Shkodrës kanë bojkotuar procesin mësimor për t’iu bashkuar çadrës së lirisë në të cilën vijon protesta e partisë demokratike me qëllim krijimin e një qeverie teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Studentët bëjnë thirrje që të bojkotohet procesi mësimor për shkak të padrejtësive. Edhe gjimnazistë  të shkollave të tjera kanë bojkotuar procesin mësimor dhe i bëjnë thirrje edhe nxënësve të tjerë që t’i bashkohen protestës së opozitës në Tiranë. Në të gjithë Shqipërinë studentë dhe gjimnazistë të ndryshëm kanë bojkotuar procesin mësimor duke iu bashkuar protestës të partisë demokratike dhe kauzës që opozita ka për të arritur në zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme me 18 qershor.

Artikulli paraprakARRESTOHET 23 VJEÇARI NGA MALI I ZI PËR MITDHËNIE
Artikulli tjetërMORATORIUMI, 5 KUNDRAVAJTJE NË 2 MUAJ