Sali Berisha në fjalën e tij ka reaguar në lidhje me protestën e pedagogëve ku ka nënvizuar se mbështet kërkesat e tyre. Sipas Berishës, përgjigja e Ramës ndaj tyre ishte me qëndrim përçmues dhe me urrejtje.

‘Sot organizuan një protestë të fuqishme për kërkesat më legjitime të tyre. I garantoj se PD qëndron në mbështetje të çdo kërkese që ata sot i drejtojnë një qeveria arrogante mashtruese dhe hajdute. Kërkesat e pedagogëve punonjësve dhe studentëve janë klithma të vërteta për të shpëtuara arsimin universitar në Shqipëri.

Edi Rama u është përgjigjur me një qëndrim unik urrejtës dhe përçmues sindikatave të arsimit të lartë dhe kërkesave të tyre. Premton 30% rritje rroge nga tarifat e studentëve. U thotë studentëve paguani ju tani për pedagogët. Në botë këtë nuk e bën askush. Ka qenë kjo në një kohë kur quhej vetadministrimi jugosllav.

I bëj thirrje çdo pedagogu e studenti mos të përulet ndaj këtij ciniku mashtrues. I bëj thirrje qytetarëve të mbështesin pedagogët. Dënoj deklarata cinike të Ramës. PD do qendrojë fuqishëm në mbështetje të kërkesave të drejta të tyre.’- tha Berisha.

Artikulli paraprakBIBLIOTEKA “MARIN BARLETI” PASUROHET ME 360 TITUJ
Artikulli tjetërIMAMI I QABES SË MADHËRUESHME VIZITË NË SHKODËR