Pas protestës së organizuar nga prindërit, nxënësit dhe mësuesja kujdestare e klasës së tretë D në shkollën “Ismail Qemali”, një përgjigje në lidhje me situatën e krijuar në ditën e parë të shkollës ka dhënë edhe drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër, Sindis Kopliku. Sipas saj, vendimi është marrë në përputhje me ligjin.

Edhe drejtorja e shkollës “Ismail Qemali” Erjeta Laçej bën të ditur se masat janë marrë nisur nga udhëzimet që parashikon Ministria e Arsimit dhe ky fakt duhet të pranohet nga prindërit por edhe vetë mësuesja kujdestare

Drejtorja e Zyrës Vendore Arsimore Sindis Kopliku dhe ajo e shkollës “Ismail Qemali” Erjeta Laçej kërkojnë reflektim nga ana e prindërve dhe rikthim të nxënësve në shkollë, pasi shkrirja e klasës dhe largimi nga kujdestaria I mësuese Nineta Zadrimës është bërë në përputhje me çdo udhëzim ligjor.