Dhjetëra shqiptarë nga diaspora i janë përgjigjur thirrjes për protestën e dytë kombëtare, e cila do të zhvillohet këtë të shtunë në Tiranë, me kërkesën për largimin e asaj që ata e cilësojnë si “kastën e vjetër politike”.

Rreth orës 11:00, pjesëmarrësit mbërritën në hyrje të qytetit të Shkodrës, nga ku u nisën drejt kryeqytetit. Ata deklaruan se protesta synon të përcjellë një mesazh të qartë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Protesta kombëtare është paralajmëruar të nisë në orën 19:00 në Tiranë, ku organizatorët presin pjesëmarrjen e shqiptarëve të Europës, si edhe të qytetarëve nga i gjithë vendi.

Artikulli paraprakPOLICIA SHPËTON TURISTIN GJERMAN NGA MBYTJA NË LIQEN
Artikulli tjetërKURBIN/ DIGJEN 5 AUTOMJETE TË TONAZHIT TË RËNDË NË NJË GURORE, DYSHOHET PËR ZJARRVËNIE TË QËLLIMSHME