Protesta në Athinë kundër masave shtrënguese

Athina është përfshirë sot nga protesta masive të cilat kanë përfundur edhe në dhunë fizike mes protestuesve dhe policisë, e cila përdori gazlotsjellës. Më shumë se një mijë bujqë shumica e të cilëve nga ishulli i Kretës, u mblodhën para Ministrisë së Zhvillimit të Bujqësisë dhe Ushqimit në sheshin Vathis në Athinë për të protestuar kundër masave shtrënguese. Bujqit të cilët sulmuan policët dhe autobusët me shkopinj dhe gurë, i dogjën kontenierët e mbeturinave përreth. Në ngjarjet nuk kishte të lënduar, por në ndërtesën e ministrisë dhe përreth kishte dëme materiale. Bujqit ankohen nga rritja e taksave dhe shpenzimeve për siguri sociale në kuadër të masave shtrënguese të cilat zbatohen për shkak të krizës.

Artikulli paraprakQEVERIA, DËMSHPËRBLIM POLICËVE QË U DËMTOHET PRONA
Artikulli tjetërAKSIDENT NE HOT TE RI, NJE I PLAGOSUR