Mbahet sot në Tiranë protesta qytetare, për të 25 ditë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej, e më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë.
Aty kanë nisur thirrjet dhe fjalimet ku mes të tjerash kërkohet dorëheqja e qeverisë dhe qeveri teknike jo më pak se 12 muaj.
Pas deklaratës së kryeministrit Rama për Financial Times, protestuesit, i janë përgjigjur edhe në protestë, me të njëjtën deklaratë që kryeministri kishte bërë për protestuesit.
“Atdheu nuk është në shitje”, “Rama në burg, Berisha në burg”, ishin këto disa prej pankartave.


