Pas takimit të zhvilluar paradite me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu, kryetari i PD, Lulzim Basha ka mbledhur në një takim në selinë blu krerët e degëve.

Kur kanë kaluar dy ditë nga protesta e fundit e opozitës ku u kundërshtua me forcë zgjedhja e Kryeprokurorit si dhe u hodhën tymuese e sende të forta në sallën e Kuvendit, selia blu ka nisur përgatitjet për protestën e radhës në javët e para të janarit. Kreu demokrat ka kërkuar nga krerët e degëve mobilizim të plotë për këtë protestë e cila sipas Bashës do shërbejë për drejtësi të vërtetë.

“Do t’i prijmë revoltës popullore për drejtësi të vërtetë, jo drejtësi fasadë shqiptarët duhet të jetë të bashkuar për të ndalur kryeministrin kryeprokuror dhe për këtë protesta vendos”, ka thënë Basha në këtë takim me krerët e degëve lokale të PD-së.

Artikulli paraprakAKSIDENTET, 20 PERSONA HUMBËN JETËN VETËM GJATË NËNTORIT
Artikulli tjetërGREQIA SEKUESTROI KËTË VIT 16 TONË KANABIS, SHUMICA NGA SHQIPËRIA